Policia ka arrestuar një 17-vjeçar pasi ka terrorizuar me armë duke qëlluar në ajër banorët e lagjes “Drita” të qytetit të Burrelit
Njoftimi i policisë:
“Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “Drita”, të qytetit Burrel, ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar. Si rezultat i një pune të mirë organizuar nga shërbimet e policisë Mat, u arrit të identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje. Vijon puna për gjetjen e armës që ka përdorur autori”, njofton policia e qarkut Dibër.
Por mësohet se 17-vjeçari në polici ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë arsye apo konflikt të qëllonte, duke u shprehur se ka vepruar kot. Megjithatë ai nuk ka treguar se ku e ka gjetur armën.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “ Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “ Prishje e qetësisë publike”.