Një turiste e huaj ka denoncuar një 28-vjeçar nga Berati se e ka ngacmuar, dhe për këtë policia ka vënë në pranga Sokol Sulejmanin.
“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Sokol Sulejmani, 28 vjeç, banues në lagjen Donika Kastrioti, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallzim shtetasia H.Ch, 28 vjeçe, ku pretendonte se shtetasi i lartpërmenduar e ka ngacmuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Mësohet se 28-vjeçarja ishte turiste e huaj që vizitonte qytetin e Beratit, dhe ndaj Sulejmanit tashmë rëndon akuza e “veprimeve të turpshme”.