Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:00 në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Mësohet se automjeti me targë AA 498 OU me drejtues H.I., 26 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar një këmbësor.
Ai është dërguar në Spitalin Rajonal për ndihmë mjekësore, po pa rrezik për jetën. Policia tha se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.