Drejtuesi i hipotekës së Beratit është shkarkuar nga puna. Shkak i këtij vendimi, sipas burimeve nga hipoteka, janë bërë ankesat e qytetarëve në drejtim të këtij institucioni.
Drejtori i shkarkuar është nga detyra në ZVRPP është Robert Poçi.
Gjatë takimeve në njësitë administrative të Beratit, banorët kanë shprehur shumë pakënaqësi për punën e Hipotekës dhe madje kanë bërë akuza të drejtpërdrejta për drejtuesin e saj.
Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e ZRPP bëjnë me dije se ne shkarkimin e Poçit ka ndikuar edhe analiza e praktikave te prapambetura dhe trajtimit te tyre jashtë afateve ligjore.