Një makinë është gjetur e djegur në afërsi të Borizanës, në Fushë Krujë.
Sipas të dhënave të policisë në automjetin që u gjet e djegur në Derven në Krujë dyshohet se ka pasur edhe një viktimë.
Automjeti i djegur është një ‘Volkswagen Turan’.
“Më datë 05.05.2018, në Derven, në fundin e një toke është djegur një mjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët gjatë vëzhgimit të mjetit kanë dalluar mbetje të një shtetasi të djegur, ende të paidentifikuar.
Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.