Një aksident I rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e “ Dibrës” në Tiranë, ku një 64-vjeçare me inicialet B.Sh ka mbetur e plagosur.
Mjeti me targa AA742MP me drejtues shtetasin V.SH ka aksidentuar këmbësoren e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë mjete dhe drejtuesi I mjetit ndodhen në vendngjarje, ku policia po kryen veprime për zbardhjen e ngjarjes.