Identifikohet kosovari që u dogj në makinë, nuk dihen arsyet pse erdhi në Shqipëri

Saturday, 05 May 2018 17:14

Mesditën e sotme një makinë u pa të digjej në fshatin Borizan të Fushë-Krujës. Atomjeti në fjalë ka hyrë pesë ditë më parë nga pika e kalimit të Morinës në Kosovë drejt Shqipërisë dhe është i regjistruar në emër të shtetasit Xhavit Osmani nga Mitrovica.

Ndonëse nuk dihen ende arsyet pse ka hyrë në Shqipëri, policia nuk ka mundur të identifikojë personin e shkrumbuar brenda makinës.

Pritet që trupi i karbonizuar t’i nënshtrohet analizës së AND-së, për t’u identifikuar, pasi akoma nuk dihet nëse brenda makinës ndodhej pronari i saj Xhavit Osmani.

Login to post comments