Tre makina janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur në Rrugën e Kombit këtë të shtunë, në afërsi të Rrëshenit., ku mësohet se kanë mbetur të plagosur 6 persona mes tyre dhe një fëmijë.
3 prej të lënduarve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, në spitalin e Traumës.
Policia po heton për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia me të cilën po lëvizte njëri nga mjetet dhe lagështia në rrugë janë arsyet e përplasjes.