Ngjarja e rëndë në Lushnjë, dita nis me ...

Diel, 06 May 2018 08:29

Lushnja është zgjuar sot nga shpërthimi i një tritoli. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10 në lagjen ‘18 tetori’. Tritoli ishte vendosur në mjetin tip ‘Fiat’ me targa AA411 GP, në pronësi të shtetasit Altin Ahmetaj, 44 vjeç.

Nga shpërthimi në ‘Fiat’, është dëmtuar edhe një tjetër mjet që ndodhej i parkuar aty pranë, një ‘BMW’ me targa AA823TC.

“Në datën 06.05.2018, rreth orës 03:10, në lagjen “18 Tetori”, Lushnje është djegur pjesërisht në pjesën e përparme mjeti tip “Fiat” në pronësi të shtetasit A.A, 44 vjeç, të cilin e kishte parkuar tek rrugica në afërsi të banesës. Paraprakisht dyshohet se djegia e mjeti ka ardhur si pasojë e vendosjes së një lënde plasëse eksploziv.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Modifikuar më Diel, 06 May 2018 08:43
Login to post comments