Nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të rënda që mori nga hedhja prej katit të 3-të të pallatit ku jetonte.
Bëhet fjalë për të riun me inicialet B. S., 25 vjeç i cili mbrëmjen djeshme rreth orës 22:05 minuta qëlloi me thikë dhe la të plagosur babain dhe nënën e tij.
Të tre, burrë e grua dhe djali i tyre u dërguan në gjendje të rëndë në spital, por mëngjesin e sotëm Policia e Tiranës ka bërë të ditur se djali ka ndërruar jetë.