×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Atentate, djegie, vrasje, vetëvrasje, aksidente; sa mungesë sigurie në një pasdite në Shqipëri

Diel, 06 May 2018 09:31

Pasditja e kësaj të shtune nisi me atentat ndaj biznesmenit shkodran, me djegien e kosovarit në Fushë Krujë e një sërë aksidentesh; në Tiranë, Rrugën e Kombit e në Elbasan.

Biznesmeni nga Shkodra Xhevat Vataksi u qëllua me armë dhe mbeti i plagosur rëndë gjatë një atentati, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit Artur Lini.

Një automjet bashkë me një trup u gjet i vdekur në Fushë Krujë. Trupi dyshohet të jetë i shtetasit Xhavit Osmani nga Mitrovica, i cili është pronari i makinës së djegur. Osmani dyshohet se ishte në një lidhje dashurie me një vajzë nga Fushë-Kruja.

Në orët e vona të pasdites një aksident me përfshirjen e tre mjeteve ndodhi në Rrugën e Kombit. Si pasojë gjashtë persona mbetën të plagosur, ndërsa tre prej tyre, në gjendje të rëndë u dërguan drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Po në orët e vona të pasdites një aksident ndodhi në kryeqytet, ku një mjet tip “Opel” përplasi një këmbësore duke e plagosur rëndë.

Ky aksident u pasua me një tjetër në Elbasan. Rreth orës 18:30, në lagjen “Sul Paprri”, një 29-vjeçare teksa lëvizte me automjetin tip “Golf”, me targë AA 797 CN, aksidentoi shtetasen me inicialet L.K, 68 vjeçe.

Ndërsa në Malësinë e Madhe, në fshatin Kamicë, për shkak të një konflikti të çastit, mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Y. B, 32 vjeç. Policia është vënë në kërkim të dy vëllezërve L. H 42 vjeç, dhe L. H. 48 vjeç, autorë të ngjarjes. Kjo pasdite me shi e së shtunës u shoqërua me ngjarje të njëpasnjëshme të kronikës, me viktima dhe të plagosur./Politiko.al/

Modifikuar më Diel, 06 May 2018 09:33
Login to post comments