Një turist francez është gjetur i pajetë në një hotel në Krujë.
Lajmi bëhet i ditur nga burime policore që kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
Kanë qenë punonjësit e hotelit që kanë zbuluar trupin e pajetë të turistit francez.
Mbrëmjen e djeshme ai ishte ngjitur në dhomë, por më pas nuk ka dalë më nga aty.
Nga verifikimet e policisë mësohet se ai nuk ka shenja dhune në trup.
Dyshimet janë që turistik francez të ketë humbur jetën nga infarkti në zemër.