Në Shkodër sot po festohet 6-Maji, i njohur si “Dita e Luleve”!.
““Dita e Luleve” është kthyer në traditë në Shkodër. Çdo 6 Maj Shkodra kthehet në një oborr të madh ngjyrash dhe aromash. “Dita e Luleve 2018” e konceptuar si një ndërthurje e shume organizimesh artistiko-kulturore, të cilat kanë për qëllim promovimin e traditës së luleve në qytetin e Shkodrës, do të sjellë një atmosferë fantastike në Shkodër.
Aktivitetet do të shtrihen përgjatë gjithë ditës në pedonalen e qytetit, sheshin para Bashkisë Shkodër dhe tek Muzeu Historik "Oso Kuka".
Aktivitetet organizohen nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me CODE Partners, Qendrën Rinore Arka, ACLI IPSIA në Shqipëri, BID Shkodra dhe Silhouette Flowers & Gifts. Me kënaqësi Ju ftoj të gjithëve në Shkodër, të bëheni pjesë e kësaj feste!
Mirëse të vini!”- shkruan ne FB, Voltana Ademi kryetare e Bashkisë së Shkodrës