Papunësia e lartë ka detyruar një pjesë të mirë të të rinjve shqiptarë përfshirë edhe te diplomuarit për master të punojnë në call center.
Për shkak të kësaj papunësie dhe krahut të lirë të punës që ofron vendi ynë ky sektor është bërë punëdhënësi më i madh.
Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i statistikave aktualisht 26.3 për qind e të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç janë të papunë.
Shifër kjo e cila do të ishte shumë më e lartë nëse në vend nuk do të ekzistonin call center-at.
Në dhjetë vitet e fundit në vendin tonë e vetmja mundësi punësimi është parë ky sektor, duke bërë që të jetë punëdhënësi më i madh i të rinjve shqiptar.
Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT aktualisht në Shqipëri ekzistojnë 804 kompani call center-ash, të cilat punësojnë mbi 30 mijë vetë, ku një pjesë të mirë e të cilëve përbëhet nga pjesa më e shkolluar e vendit.