Në Itali janë bllokuar 206 kilogram marihuanë dhe 63 mijë euro.
Autorët ishin duke i shkarkuar me thasë të zinj dhe çanta të mëdha nga një kamion ku u pikasën nga karabinierët.
Kjo ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën industriale të komunës italiane Settimo Milanese.
Dy persona, një italian 50 vjeç nga Bovisio Masciago dhe një shqiptar 52 vjeç me banim në Milano, u arrestuan për akuzat e posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Identitete e personave të vënë në pranga nuk bëhen ende me dije, nga raportimet e mediave lokale.
Në banesën e shqiptarit, shofer i fugonit, efektivët gjetën edhe 62 mijë e 880 euro.