Dy shqiptaret nënë e bijë përfundojnë në pranga, shpërndanin drogë në Itali

Diel, 06 May 2018 18:22

Karabinierët në Bitonto ka vënë në pranga pasditen e djeshme dy shqiptare, të padënuara më parë, nënë e bijë me akuzën për posedim lëndësh narkotike me qëllim shpërndarjen.

Në kuadër të shërbimeve specifike kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, policia italiane ka zhvilluar një sërë kontrollesh nëpër banesa në qendrën historike të Bitontos dhe në zonat përreth.

Vëmendja e policisë italiane ishte e drejtuar edhe ndaj njerëzve që duket se nuk ishin të lidhur me dinamikën kriminale, por që besohej se u jepnin ndihmë veprimtarive të paligjshme.

Gjatë një kontrolli në shtëpinë e dy grave 44 dhe 23 vjeçe, agjentët kanë gjetur rreth 2 kg marijuanë, të fshehur brenda disa qeseve plastike.

Pas formaliteteve, të dy gratë u arrestuan dhe iu nënshtruan masës së arrestit shtëpiak, siç u vendos nga autoriteti Gjyqësor.

Login to post comments