Të gjashtë sektorët më riskozë për evazion fiskal rriten më tej ekspozimin për të fshehur pagesën e taksave dhe tatimeve më 2017 sipas një analize të posaçme që bëri Drejtoria e Përgjithshme e Tatimet.
Tatimet vunë në dukje se niveli i riskut për evazion u rrit me 53 % gjatë vitit 2017 në sektorët: Shitje me Shumicë, Hotele dhe Restorante, Shitje me Pakicë, Transport, Sporte aktivitete shlodhëse dhe argëtuese, Ushqim pije dhe duhan në degët e tatimeve në Durrës, Vlorë, Korçë, Shkodër, Sarandë, Lezhë, Gjirokastër dhe Berati.
Pikët e riskut për evazion u rriten më shumë në hotele dhe restorante me 129 për qind dhe më pas në sektorin e transportit me 77%. Në aktivitetet e transportit rreziku për evazion u rrit me 49%.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka analizuar 3,906 tatimpagues me 2017 dhe i ka krahasuar treguesit me periudhën maj 2016.
Nga analiza e rregullave që thyhen më shpesh sipas Drejtorive Rajonale peshën më të madhe (50%) e kanë nëndeklarimi i xhiros për efekt TVSH-je dhe shitje me marzh shumë të ulët fitimi.
Tatimet vunë në dukje se ka një rritje me 18% të Tatimit të Rrezikuar për “Shitje me marzh shumë të ulët Fitimi”.
Përsa i përket numrit të subjekteve me risk vihet re një rritje për të gjithë sektorët, rritje me 35% e numrit të subjekteve me risk ose me 993 subjekte.
Përgjatë vitit 2017 tatimet implementuan në Modulin e Riskut trerregulla të reja që marrin në analizë të dhëna që merren nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
I pari është rregulli për importet dhe evidenton diferencat në vlerë të importeve të deklaruara nga tatimpaguesit në sistemin tatimor krahasuar me të dhënat në sistemin doganor.
I dyti është rregulli për eksportet, i cili evidenton diferencat në vlerë të eksporteve të deklaruara nga tatimpaguesit në sistemin tatimor krahasuar me të dhënat në sistemin doganor.
I treti është rregulli që evidenton tatimpaguesit me status Pasiv në administratën tatimore, ndërkohë bazuar në të dhënat e sistemit doganor ky tatimpagues kryen importe.
Nga kjo analizë u evidentuan se,1.998 subjekte tatimpaguese me status Pasiv rezultojnë blerës në subjekte Aktive. 1.375 subjekte tatimpaguese Aktiv kanë rezultuar shitës në subjekte Pasive dhe 98 subjekte tatimpaguese Pasiv që rezultojnë shitës në subjekte Aktive. Monitor