Dy trafikantët e drogës të arrestuar një ditë më parë në territorin italian me 206 kg marijuanë të ardhur nga Spanja janë identifikuar nga policia italiane.
Ata janë, shqiptari Eduart Mecani 50 vjeç me origjinë nga Durrësi dhe italiani Enzo Di Mauro 48 vjeç.
Sipas raportimeve të mediave italiane drejtuesja e këtij trafiku droge nga Spanja në bashkëpunim me klanet kriminale shqiptare është mafia kalabreze Ndrangheta.
50 vjeçari shqiptar Eduart Mecani ka ndjekur lëvizjet e automjetit tip TIR me ngarkesën e drogës së fshehur në materialet e ndërtimit, për ta transportuar më pas në furgonin e tij, ku dhe u sekuestrua nga policia italiane. Shqiptari Eduart Mecani është një person me precedent penal në trafikun e drogës, shkruhet në mediat italiane.
Operacioni është zhvilluar mbrëmë në zonën industriale të komunës Settimo Milanese në Milano, shkruan Il Fatto Quotidiano.
Më vitin 2009 ai është arrestuar nga policia italiane me akuzën e trafikimit të rreth 250 kg marijuanë, 60 orej të cilëve iu gjetën në një makinë tip Fiat Croma. Në banesë, fshehur në kasafrotë i janë gjetur rreth 300 mijë euro.