Mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Elbasanit është tentuar të digjet mjeti “Benz” me targa AA199 PV, në pronësi të shtetasit Endrit Çeka, 33 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan. Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00 në lagjen “Visarion Xhuvani”.
Gjatë kohës që mjeti po merrte flakë, Çeka ndodhej në një lokal aty pranë dhe pasi ka parë flakët, ka ndërhyrë menjëherë së bashku me shokët e tij, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit duke shmangur dëmtimin e mjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për sqarimin e plotë të rrethanave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi dyshohet se kemi të bëjmë me një tentativë zjarrvënie të qëllimshme.