Ja parqet kombëtare më të bukur në Europë

Hënë, 07 May 2018 09:07


Disa prej tyre janë të paarritshme, të tjera jo: në çdo rast, këtu natyra ka krijuar vepra arti…. Më poshtë janë dhjetë Parqet dhe Rezervat Natyrore më të bukura në Europë

Parku Kombëtar i Arkipelagut të Toskanës, Itali – U krijua në vitin 1996 për të mbrojtur zonën me të njëjtin emër: përfshin shtatë ishuj (Elba, Giglio, Capraia, Gorgona, Pianosa, Giannutri dhe Montecristo) si dhe disa ishujth që ndodhen mes Toskanës dhe Korsikës. Është parku detar më i madh në Europë, me një zonë të mbrojtur që përfshin 55.766 hektarë det dhe 17.887 hektarë tokë në provincat Grosseto dhe Livorno.
Parku Kombëtar Dolomiti Bellunesi – Belluno, Veneto – Itali – Sipërfaqe të mëdha me livadhe, toka bujqësore, pyje dhe peizazhe që të lënë pa frymë. Parku u krijua në vitin 1990. Sipërfaqja e tij prej 30 mijë hektarësh përfshin liqene të shumtë dhe burime me ujë të kristaltë. Bukuria dhe shumëllojshmëria e peizazheve e bëjnë Dolomiti Bellunesi një ndër parqet kombëtarë më të bukur në Europë.
Parku Kombëtar Ecrins – Francë – Parku u krijua në vitin 1973. Ai ka hapësirë 91.800 hektarë territorialesh me male të larta, me 100 maja që i kalojnë 3 mijë metra lartësi dhe rreth 40 akullnaja. Një ndër pikat më panoramike është Barre des Écrins, 4102 metra.
Rezerva Natyrore Scandola, Korsikë – Parku përfshin një pjesë deti dhe një pjesë toke. I krijuar në vitin 1975 në Parkun Rajonal Natyror të Korsikës, është pjesë e Trashëgimisë së UNESCO-s. Scandola është një gadishull në pjesën perëndimore të ishullit me shkëmbinj graniti të kuq dhe peizazhe të mrekullueshme mbi detin. Këtu jetojnë specie të rralla shpendësh detarë dhe lloje bimësh të mbrojtura. Parku mund të vizitohet edhe me varkë, por në disa zona nuk lejohet ankorimi, përveçse gjatë lindjes së diellit dhe në perëndim.
Parku Kombëtar Maritime, Arkipelagu Cabrera, Baleari, Spanjë – Ndodhemi në Majorka, në 10.021 hektarë (8.703 hektarë det e 1.318 hektarë tokë) të një prej parajsave më mirë të ruajtura të Mesdheut. Ishulli Cabrera, i cili që nga viti 1916 përdoret për qëllime ushtarake, ka mbetur i paprekur dhe i mbrojtur nga flukset e turistëve.
Parku Kombëtar i Liqeneve Plitvice – Lika – Kroaci – Është parku më i famshëm në Kroaci dhe pasuri e UNESCO-s. Bukuria e tij qëndron tek liqenet me ujë të bruztë, ujëvarave dhe burimeve të ujit, rrethuar nga gjelbërimi i pyjeve që e bëjnë një peizazh të mrekullueshëm.
Durmitor – Mali i Zi – Parku ndodhet në pjesën veriperëndimore të vendit, i cili kufizohet nga lumenjtë Piva dhe Tara – mes dy lumenjve ndodhen 23 maja mbi 2300 metra të larta. Kanioni i Taras është më i madhi në Europë, i pasur nga më shumë se 1500 lloje bimësh dhe 130 lloje shpendësh.
Parku Kombëtar Triglav – Slloveni – Është e vetmja strukturë e tillë në Slloveni. Parku e merr emrin nga mali Triglav (2864 metra) në territorin e parkut dhe brenda kufijve të vendit. Triglav do të thotë “me tre koka” dhe i referohet formës së malit. Ky është një simbol patriotik i cili shfaqet edhe në flamurin kombëtar.
Lake District- Cumbria – Mbretëri e Bashkuar – Është një vend magjik, me sipërfaqe 2300 kilometra katrorë. Peizazhi, i cili përbëhet nga kodra me pyje të shumtë dhe liqene ka qenë burim frymëzimi për shumë shkrimtarë, ndër të cilët edhe William Wordsworth. Në këtë rajon ndodhet edhe Scafell Pike, mali më i lartë i vendit (997 metra) dhe Wast Water, liqeni më i thellë.
Parku Kombëtar Sarek- Suedi – Parku gjendet në Laplandin suedez dhe ka një sipërfaqe rreth 200 mijë hektarë. Ky park i bukur i mbrojtur në nivel europian përfshin shumë zona vështirë të aksesueshme. Monitor

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 09:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...