Policia e Kurbinit ka vënë në pranga tre persona pasi kanë tentuar të vjedhin gjatë natës një ofiçinë. Arrestimi i tyre u bë në flagrancë në momentin që po transportonin materialet e vjedhura në makinën e tyre.
Sipas burimeve hetimore, njëri prej tyre ka kryer ditë më parë një tjetër vjedhje. Në pranga ranë Aurel Marku, 29 vjeç, dhe u referuan materialet për procedim penal në gjendje të lirë për A.Ll. 16 vjeç dhe R.P. 16 vjeç.
Aurel Marku dhe R.P., janë kapur në flagrancë, kurse A.Ll. ka arritur të largohet por falë një pune të mirëorganizuar nga forcat policore, u kap më pas.
Në cilësinë e provës materiale, u janë sekuestruar materiale si elektromotora, dinamo etj që po tentonin ti vidhnin tek ofiçina si dhe mjeti tip Benz me targë AA048KA që e përdornin autorët.
Gjithashtu, po gjatë natës, këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit M.D. në Laç ku kanë thyer vetëm një xham.
Nga veprimet hetimore të kryera, është vërtetuar edhe autorësia e një vjedhje tjetër të ndodhur me 20 mars, të shtëpisë së L.D. banues në Laç, ku janë marrë një televizor Plazma si dhe disa vegla pune. Autor i dyshuar i kësaj ngjarje është A.Ll.16 vjeç.