Vettingu në polici/ Përfundon afati për dorëzimin e formularëve

Hënë, 07 May 2018 12:22

Në një kohë kur ekziston një debat i madh në lidhje më vettingun në polici, sot është afati i fundit për të gjithë punojnësit e policisë që do të dorzonin formularin.

Qarqet që kanë  dorëzuar më shpejt formularët janë Korça dhe Berati. Ndërkohë në Tiranë proçesi vazhdon akoma.

.Policet do deklarojne:

1.Të ardhurat personale dhe ato të personave të lidhur, sipas certifikatës familjare, nga çfarëdo lloj aktiviteti, për të gjithë periudhën e përcaktuar në ligj

  1. 2. Shpenzimet e vitit të fundit për qira banese, ujë, drita, telefon dhe internet, si dhe të gjitha ato pagesa periodike për kontratat e furnizimit apo pajtimit në emër të tij apo të personave të lidhur
  1. 3. Udhëtimet private personale apo të personave të lidhur, jashtë shtetit gjatë 3 viteve të fundit duke specifikuar vendin, kohëzgjatjen dhe me përafërsi shpenzimet e përballuara
  1. 4. Arsimimin e fëmijëve, madhorë apo të rritur në momentin e deklarimit apo personave të lidhur, duke deklaruar fillimin, llojin e institucionit arsimor, emrin e institucionit, pagesat vjetore si dhe kohëzgjatjen e studimeve, për të gjithë periudhën e përcaktuar në ligj
  1. 5. Pronat e paluajtshme të fituara, tjetërsuara, poseduara apo përdorura për të gjithë periudhën e përcaktuar në ligj
  1. 6. Pronat e luajtshme apo sendet me vlerë mbi 300 mijë lekë, përfshirë, por pa u kufizuar, mjetet motorike të fituara, tjetërsuara, poseduara apo përdorura për të gjithë periudhën e përcaktuar në lig
Login to post comments