×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Berisha: Piktori dështak dhe ndrikull Nikolla vazhdojnë mbledhjen e kartave të identitetit te prindërve të nxënësve

Hënë, 07 May 2018 12:17

Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një statusi në "Facebook" godet Ramën dhe ministren e tij të arsimit, Lindita Nikollën për urdhërin e dhënë nga kjo e fundit për të mbledhur kartat e identitetit të prindërve të nxënësve. Berisha paraqet denoncimet e qytetarëve të cilët janë të shqetësuar për këtë aksion bandidesk të Rilindjes.

Statusi i plotë i Berishës:

Piktori deshtak dhe ndrikull Nikolla vazhdojne mbledhjen e kartave te identitetit te prinderve te nxenesve!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirembrema Doktor jam nga devolli dhe po te shkruaj per mesuesit i kerkojne nxenseve kartat e identitetit te te dy prinderve ndonese ne televizor u dha lajmi qe ministrja e arsimit e anulloi kete urdher dhe ketu prap vazhdojne ti mbledhin kartat e identitetit ( fotokopjet) nuk po e kuptoj pse po ndodh apo ka ndonje plan djallezor rilindja”

“Pershendetje doktor

Uroj te jeni mire

Jam nje nxenes i nje shkolle te zones kryevidhit

Sot si kurre me pare ka nis aksioni banditeve neper shkolla

Drejtoret e shkollave nisin aksionin duke u thene nxenesve se duhet te sjellin kartat e identitetit te prinderve pasi i duhen ministres se arsimit

Une si nxenes nje gje nuk arrij te kuptoj:

Perderisa ne jemi te regjistruar ne shkolle, ku kemi vite

Kemi dorezuar dhe certifikatat tona personale .

Une jam i nje mendimi se keto kane nis fushaten , per zgjedhjet lokale ,

Dhe pasi e kane vjedh mire e mire kryevidhin , pasi e kane shkaterruar ,

Dhe sot askush nuk i jep me vote duan te marrin kartat e njerezve qe votojne , qe ti kur te jene zgjedhjet ti pengojne qe ti japin denimin ksaj qeverie bandite

Kalofsh bukur”

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 12:29
Login to post comments