Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak ku një 79-vjeçare ka humbur jetën nga flakët në banesën e saj.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në një lagje të Shijakut, ku viktima jetonte e vetme.
Mësohet se pasi ka gatuar e ka harruar bombolën hapur, ndërsa ende mbeten të paqarta arsyet e shpërthimit të flakëve brenda shtëpisë së saj.
Në komunikatë polica vendore bën të ditur se:
“Më datë 06.05.2018, në spital ka vdekur shtetasja Xh.R., vjeçe 79, banuese në Shijak, pasi dyshohet se më datë 04.06.2018, si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga bombola e gazit, aksidentalisht është djegur në banesën e saj.”