Zbulohet skema e mashtrimit/ Dy norvegjezët pastruan 800 mijë euro në Shqipëri

Hënë, 07 May 2018 15:35

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar skemën e mashtrimit të dy shtetasve norvegjezë, të cilët dyshohet se kanë pastruar në Shqipëri 800 mijë euro.

Ove Johanson dhe Joo Borgen Nilsen, janë dy norvegjezët, të cilet tentuan që nëpërmjet hapjes së firmave fantazëm në vendin tonë dhe shitblerjes së aksioneve, të justifikonin qindra mijëra euro që i kanë siguruar nga aktiviteti kriminal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shoqëria “Norëegian Golf Devlopment AS”, e regjistruar në Novergji, ka shitur aksionet e saj në vendin tonë për një vlerë prej 2850 euro.

Blerësi kryesor i këtyre aksioneve me 90 për qind është Ove Johanson. Dy muaj pas kësaj kontrate,Johanson i shet të bashkëpandehurit të tij Joo Borgen Nilsen 40 për qind të aksioneve të firmës për një vlerë prej 600 mijë euro.

Pra një cmim 500 herë më i madh se vlera e blerjes në një kohë që në shoqëri nuk ishte bërë asnjë investim. Nag ana tjetër norvegjezi Nilsen, regjistroi në vendin tonë shoqerine me emrin “Asia Capital Group” me object veprimatrie, ndërtime, projektime dhe zbatime të projekteve inxhinierike.

Me anë të këtyre kamuflimeve norvegjezët sollën në vend disa llogari bankare nga Filipinet, vlera e të cilave është 600 mijë euro. Kjo shifër është sekuestruar nga prokuroria, e cila përveç transaksioneve të dyshimta të blerjes së aksioneve shumë lirë dhe shitjes me një vlerë 500 fish më të lartë, ka mbledhur informacion se dy norvegjezët janë të kërkuar dhe dënuar edhe në vende të tjera të rajonit.

Ove Johanson rezulton i dënuar në Kosovë për një mashtrim me 300 mijë euro. Ndërsa Joo Borgen Nilsen rezulton pjesë e skemave piramidale në Norvegji e njohur si Unaico.

Të dy të pandehurit norvegjezë janë dërguar së fundmi për gjykim në mungesë në gjykatën e Tiranës, pasi janë larguar jashtë Shqipërisë.

Login to post comments