Zvicra: Qeveria shqiptare nuk konsultohet me publikun për Mjedisin

Hënë, 07 May 2018 15:52

Nuk ka qenë aspak i butë dhe diplomatik zëvendës ambasadori zviceran  Philipp Keller, në forumin e “Advokacia qytetare dhe promovimi ne mbrojtjen e mjedisit”. Ai tha se shpesh herë shkelet ligji “Për konsultimin publik” para se të ndërtohet në mjedis.

“Përgjatë 25 viteve të fundit mjedisi është dëmtuar shumë në Shqipëri. Në disa zona dëmtimi është i parikuperueshëm dhe me pasoja negative për gjeneratat e ardhshme. Në kontekstin shqiptar ka shumë për të bërë, mungesa e eksperiencës kërkon jo vetëm përpjekje nga ana e qeverise por nga e gjithë shoqëria. Fatkeqësisht hapat që parashikohen nga ligji për konsultime nuk bëhen fare ose janë sipërfaqësore, sa për sy e faqe. Duhet të ketë një balancë mes ruajtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik, prandaj është e rëndësishme dhe një kërkese ligjore, konsulta me të gjithë palët e interesit, veçanërisht me komunitetet para çdo ndërtimi në mjedis. Natyra nuk flet dot vetë, duhet më shumë mbrojtje ligjore për mjedisin”, tha Philipp Keller zv. Ambasadori zviceran.

Forumi u organizua në kuadër të “Javës së Demokracisë Vendore 2018 nga shoqëria civile. Qëllimi i formatit është të vendoste përballë përfaqësuesit e shoqërisë civile, përfaqësuesit e bashkive, përfaqësuesit e qeverisë qendrore, ekspertë kombëtarë e ndërkombëtarë si dhe përfaqësues të biznesit, në një debat mbi sfidat e mbrojtjes së mjedisit përkundrejt zhvillimit ekonomik.

Login to post comments