Dy persona kanë rënë në pranga, pasi kanë tentuar të kalojnë me mjetin tip trajler tre shtetas jashtë Shqipërisë.
Policia gjatë një kontrolli të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në brendësi të një mjeti, trajler i ngarkuar me makineri dhe konfeksione, me drejtues Mariglen Mema 24 vjeç ka gjetur të fshehur 4 persona me qëllim për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke iu shmangur kontrollit kufitar, ku mes tyre ka qenë Altin Hajdini 29 vjeç, banues në Durrës i cili ishte organizatori.
Gjithashtu në trajler janë gjetur dhe 3 persona të tjerë me inicialet H.L. 32 vjeç, banues në Tiranë; V.M. 34 vjeç, banues në Mirditë dhe F.V. 28 vjeç, banues në Peshkopi. Sipas policisë këta shtetas janë persona me rekorde, si të parregullt në vendet e BE-së.