Presidenti rus ka gjetur mbështetës edhe në Përmet.
Parulla pro shefit të Kremlinit janë parë ditët e fundit në qytet.
Policia nuk ka një shpjegim dhe as të dyshuar se kush mund t’i ketë shkruar në mure parullat “zoti ruajtë Putinin” dhe emrin e tij dhe të Rusisë.
Parulla janë shkruar në lagjen ‘Partizani’ pranë shkollës 9-vjeçare “Nonda Bulka” në Përmet, duke i lënë të habitur edhe banorët, të cilët thonë se nuk kanë parë prej vitesh që në këtë mënyrë të mbështeten udhëheqësit vendas e jo më presidenti i Rusisë së largët.