Bashkë me muajin Maj u rikthyen edhe reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit.
Por ndërsa pritet që i gjithë muaji të karakterizohet nga vranësira dhe kthjellime, Instituti i Gjeoshkencave sjell një parashikim më të detajuar, edhe për ditën e nesërme.
Ashtu si sot edhe nesër (E martë) priten reshje në të gjithë territorin.
Në qarqet Elbasan, Fier, Berat, Korçë, dhe Gjirokastër priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare.