Ku shkojnë taksat e qytetarëve, autostrada Tiranë-Durrës me “arna”

Hënë, 07 May 2018 19:55

Përshkimi i austradës Tiranë-Durrës dhe anasjelltas për drejtuesit e mjeteve ngjan më shumë si një sport ekstrem sesa udhëtim normal. Rruga nga viti në vit ka degraduar, duke u kthyer në një rrezik për jetët e njerëzve.

Pas  një vëzhgim të rrugës interurbane Tiranë-Durrës, për të parë sesi është katandisur. Aksi më pak i dëmtuar mbetet ai nga mbikalimi i Kamzës deri tek mbikalimi i Rinasit. Nga kjo pikë e në vazhdim, asfalti është dëmtuar dhe drejtueësit e automjeteve përballen me gropat e hapura.

Krahu i djathtë i rrugës interurbane Tiranë-Durrës është totalisht i dëmtuar dhe degradimi shtohet në çdo kilometër. Problemi më i madh që mund të jetë fatal është pikërisht përpjekja e drejtuesve të automjeteve për t'iu shmangur këtyre gropave me manovrat e tyre.

Pjesa më e dëmtuar edhe në segmentin Durrës-Tiranë është krahu i djathtë i rrugës dhe pavarësisht të gjithë arnimeve që i janë bërë, është e nevojshme të ketë një ndërhyrje më të thellë në të. Pjesa më problematike mbetet ajo Maminas-Vorë, rreth 5 km ku asfalti është pothuajse totalisht i degraduar. Situata vjen në përmirësim pasi kalojmë Vorën dhe i drejtohemi Tiranës.

Rruga e Ndroqit apo rruga e harruar

Edhe në një vëzhgim në rrugën e vjetër Tiranë-Plepa, një rrugë kjo që është dhënë si alternativë për të gjithë ata që duan të shmangin autostradën. Por vetëm e tillë që nuk është. Veç degradimit të asfaltit, ka dhe mungesë të sinjalistikës./ora news 

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 20:01
Login to post comments