7 persona janë arrestuar në Turqi pas një operacioni të madh antidroge.
Një nga këto persona mësohet se është shqiptar dhe grupi u kap në stamboll me një sasi të konsiderueshme droge që shkonte deri në 1 milion dollarë.
Policia ka arritur të zbulojë edhe një shtpëi fermë në Catalcas, e cila dyshohet se përdorej si laborator për prodhimin e methamphetaminës, e klasifikuar si drogë stimulante.
“Hurriyet” raporton se policia konfiskoi 9 kilogramë methamphetamine, rreth 15 kg kokainë dhe kimikate të tjera të përdorur në prodhim.
Sipas medias turke, vlera totale e drogës së sekuestruar arrin në mbi 4 milion lira turke (mbi 900 000 dollarë).