Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika ka folur në takimin e radhës së artistëve me deputetët e zonës, mbi çeshtjen e Teatrit Kombëtar, duke thënë se disa biznesmenë kërkojnë të privatizojnë tokën.
Ndrenika u shpreh se nuk është kundër një godine të re për Teatrin, ndërsa projektin aktual e quajti të pavlefshëm as për në Lezhë. Aktori Ndrenika tha se më tepër rëndësi ka toka e Teatrit, që rrezikon të zaprohet, privatizohet e tjetërsohet.
Fjala e Ndrenikës:
Një arkitekt më tha, more Robert, ajo që pashë nuk vlen as për teatër të Lezhës. Por unë si minimalist e pranova, sepse unë kam qenë një për një teatër të ri që të rojë 500 vjet.
Mirëpo unë e kam thënë, këtu më e shenjta është toka. Është Jerusalemi i aktorëve. Ne që kemi nga 70-80 vjet këtu, nuk është gjynah të vijnë 3-4 biznesmenë e të thonë është tokë e jona? Ta marrin pa para e ta shesin nja 10 mijë euro metrin?... Unë ju them të mbrojmë tokën se është e shenjtë. Ju falenderoj për pjesëmarrjen