Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani mbrëmjen e së hënës ku si pasojë e përplasjes së dy trenave, dy persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në stacionin e Aichach, në veri të Augsburg, në Gjermani. Sipas raportimeve një tren rajonal u përplas me një tren mallrash i cili ishte i ndaluar, duke shkaktuar bilancin e rëndë.
Mësohet se viktimat janë drejtuesi i trenit dhe një pasagjer. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.
Ndërkohë që hetimet janë në vijim, hekurudha mes Ingolstadt dhe Augsburg, u mbyll