Farmacistët ankohen për listën e barnave

Hënë, 07 May 2018 22:18

Miratimi dhe hyrja e menjëhershme në fuqi nga data 5 maj e në vijim e listës së re të barnave ka provokuar një reagim të fortë brenda komunitetit të farmacistëve.

Përmes një deklarate për mediat, Urdhri i Farmacistit fajëson strukturat shëndetësore se, përmes publikimit pa një njoftim paraprak të listës kanë shkaktuar një dëm tepër të madh financiar në të gjithë rrjetin e hapur farmaceutik duke e zhytur atë në kaos.

Publikimi i listës së re të barnave të rimbursueshme nga qeveria e ka gjetur rrjetin e hapur farmaceutik tërësisht të papërgatitur. Sipas Urdhrit të Farmacistit, vendimi i marrë pa asnjë paralajmërim apo informacion paraprak ka prodhuar një dëm të madh financiar në kurriz të farmacive për shkak të gjendjes së barnave të blera me çmimin e listës së vjetër.

Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Farmacistit akuzon për kontrata të njëanshme Fondin e Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, duke i kërkuar prokurorisë që të hetojë me urgjencë shkeljet ligjore të konsumuara në dëm të farmacive.

Ishte kryeministri Rama ai që lajmëroi i pari hyrjen në fuqi të listës së re të barnave të rimbursueshme, duke deklaruar se ajo shtohet me 36 barna të reja.

Video

Login to post comments