Deputetët e opozitës, të vetmit në takim me artistët e Teatrit

Tuesday, 08 May 2018 09:11

Debati për teatrin gulon akoma dhe takime të shpeshta ka ndërmarr ‘ Aleanca për Teatrin’ si dhe SASE (Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit), të cilët i dërguan një ftesë 140 deputetëve por vetëm ata opozitar e pranuan atë dhe morën pjesë në takim.

Përfaqësues të Partisë Demokratike shprehën dje mbështetjen e tyre ndaj kauzës së artistëve dhe qytetarëve për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

‘’ Jemi me ju deri në fund’’, -u shprehen ata.

Në skenë u ngjitën deputetët Grida Duma, Enkelejd Aliabeaj, Luan Rama, Ervin Salianji, Valentina Duka, Albana Vokshi, etj. Të gjithë shprehën mbështetjen e tyre ndaj kësaj kauze, e cila nuk u takon vetëm aktorëve, por gjithë shqiptarëve.

“Kemi bërë detyrën tonë si të zgjedhurit tuaj. E kemi bërë me zemër dhe do jemi me ju deri në fund të kësaj historie, kemi thirrur ministren e Kulturës në dëgjesë për të bërë transparencën që nuk e ka bërë me ju. E ka refuzuar 5 herë. Ishim sot në komision për t’i thënë ndal hipokrizisë së një ministreje,që duhet të mbronte trashëgiminë dhe nga ana tjetër prish trashëgiminë kulturore”, tha deputetja dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Informimin, Albana Vokshi.

“Jemi bashkë për të bërë një betejë publike”, tha Luçiano Boçi. Ndërsa deputeti Salianji, në emër të partisë ku bën pjesë, shprehu gatishmërinë të bëjë edhe akorde me qeverinë, madje me ironi u shpreh që do të “ligjëronin” edhe fitimet në xhepin e njërit apo tjetrit, vetëm që godina aktuale e Teatrit Kombëtar të mos preket.

Login to post comments