Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur këtë të martë në selinë blu ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe në vendin tonë.
Takimi me fokus ndryshimet Kushtetuese për Reformën Zgjedhore zgjati për rreth 90 minuta. Fillimisht në selinë blu mbërriti ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe më pas ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e PD-LSI në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashki dhe Petrit Vasili.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





