Policia e Shtetit ka publikuar momentet nga arrestimi 4 personave, që ishin pjesë e një grupi të shitjes së kokainës në Tiranë. Në pamjet në fjalë shihet se si policë civilë, disa me jelekë dhe kapuça në kokë, në sajë të operacionit të koduar “Avangarde” arrestojnë shpërndarësit e drogës, të cilën mbajnë vazhdimisht kokat ulur, ndërsa janë të prangosur.
Burime zyrtare thanë se pas hekurave përfunduan Gëzim Kovaçi, 46 vjeç, Flobenc Kurti, 30 vjeç, Artur Nikoçi, 23 vjeç si dhe Muharrem Bakalli, 38 vjeç.
Shtetasit e mësipërm ishin në ndjekje nga shërbimet e policisë, pasi për ta disponohej informacion se merreshin me shitblerje të kokainës në zona të ndryshme të kryeqytetit. Policia veproi gjatë kohës që 4 të arrestuarit u takuar së bashku në zonën e “Fushës së Aviacionit” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf” u gjet një sasi kokaine.
Ndërkohë, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 217 gr kokainë, automjeti tip “Golf” dhe automjeti tip “Mercedez Benz” si dhe 4 celularë.