Çështja ‘Tahiri’, ja kush u thirr sot në prokurori

Tuesday, 08 May 2018 10:23

Gentian Ceka, shoferi i ish-ministrit Tahiri është thirrur ditën e sotme nga prokororia në lidhje me çështjen ‘’Tahiri’’ për t’u marrë në pyetje.

Më herët Ceka ka deklaruar se kishte harruar patentat e Tahirit në makinën e Orest Sotës. Ky i fundit u arrestua në Elbasan më një sasi parash ndërkohë që ishin në mjetin e tij dy leje drejtuese të Saimir Tahirit.

Gentian Ceka, siç rezulton deri më tani, shfaqet jo vetëm në përgjimet telefonike, por edhe lakohet nga biznesmeni Orest Sota si njeriu që kishte harruar patentat e lundrimit në mjetin ku iu gjetën 863 mijë euro.

Modifikuar më Tuesday, 08 May 2018 10:43
Login to post comments