Një sherr me thika është regjistruar sot në kryeqytet ku pas një konfrontimi kanë mbetur të plagosur tre persona.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur përballë Presidencës në Tiranë.
Ata dyshohet se janë studentë të vitit të parë të Politeknikut. Mendohet se shkak i sherrit mes dy grupeve të të rinjve ka qenë një vajzë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e situatës.