Banorët e Manzës në Durrës kanë dalë në protestë pasi kundërshtojnë varrimin e një shtetasi të komunitetit iranian.
Sipas tyre hapësira ekzistuese nuk mjafton për banorët e fshatit e jo më për banorë të komunitetit të muxhahedinëve. Ata sugjerojnë që këta të fundit të kërkojnë hapësirë diku tjetër.
Gjithashtu banorët shprehen se ndërsa familjet e tyre nuk kanë ujë të pijshëm, komunitetit të opozitës iraniane iu është garantuar 24 orë furnizim me ujë.
“Ata kanë pronën e tyre që kanë blerë, le të ndërtojnë aty varrezat. Ne kemi nënat, baballarët, vendi është shumë i kufizum, varret tona mos të përzihen me varret e tyre. Ato janë komunitet, le të kenë vendin e tyre”, shprehet një prej protestuesve.
Nga ana tjetër edhe përfaqësuesit e komunitetit iranian kanë kërkuar ndihmën e ‘’Fax Neës’’ që kjo çështje të zgjidhet.