Dita Botërore e Talasemisë, Presidenti Meta dhuron gjak

Tuesday, 08 May 2018 12:45

Në ditën Botërore të Talasemisë, Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe stafi i Presidencës kanë dhuruar gjak. Pas këtij akti human, Presidenti u ka bërë apel qytetarëve të dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë. Sipas Metës shoqëria jonë ka nevojë të nxisë vullnetarizmin në dhurimin e gjakut.

“Të dhurojmë gjak, si akt humanizmi e solidariteti për personat që kanë më shumë nevojë për të. Të gjithë së bashku të mposhtim indiferencën dhe të ndërtojmë solidaritetin për të dhuruar gjak për ata që kanë nevojë. Shoqëria jonë ka nevojë të nxisë vecanërisht vullnetarizmin në dhurimin e gjakut. Të motivojmë dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët dhe vecanërisht të rinjtë për dhurimin e gjakut. Të bëhen përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e trajtimit të pacientëve me talasemi. Shoqëria duhet të jetë më pranë fëmijëve me talasemi”, deklaroi Meta.

Presidenti i akordoi gjithashtu Shoqatës së Talasemikëve Shqiptarë titullin “Për merita të veçanta civile”.

Modifikuar më Tuesday, 08 May 2018 13:16
Login to post comments