Një subjekt në Shkodër është gjobitur me 24 milionë lekë të vjetra dhe ka mbyllur aktivitetin, pasi prodhonte komposto dhe turshi në mungesë të theksuar të higjienës.
Autoriteti Kombëtar Ushqimit në bashkëpunim me Krimin Ekonomik, kanë konstatuar mungesën e e higjienës në subjektin “Culiqi”. Kjo nuk është e vetmja shkelje që ai ka kryer, por nga kontrolli ka rezultuar se subjektit i mungonte plani i vetkontrollit, HAÇP dhe për këtë është dënuar me gjobë prej 200 000 lekë, gjithashtu subjektit nuk i funksiononte sistemi i gjurmueshmërisë dhe për këtë ka marrë një tjetër dënim administrativ me 200 000 lekë.
Një njoftimin e AKU thuhet ndër të tjera se “Subjekti “CULIQI” me numër NIPT- K56613003T dhe i licencuar për Përpunim, konservim, ambalazhim fruta-perime kryente procese të tjera pa liçensë si : Ambalazhimin e vajit të sallatës, ullirit dhe prodhimin e majonezës dhe për pasojë janë marrë sërish masa administrative prej 100 000 lekë”.
Për më tepër, inspektorët e AKU-së kanë gjetur në ambientet e subjektit 20 vazo x 200gr mjaltë jashtë afateve të përdorimit dhe për hedhjen në treg të ushqimeve të pasigurta subjekti ka marrë një tjetër masë administrative me 500 000 lekë gjobë. Nga trupat inspektuese të DRAKU-së Shkodër u morën 24 mostra për analiza në laborator dhe u bllokuan sasitë e produkteve gjendje 27144 kg deri në daljen e përgjigjeve të analizave.Për sasitë e produkteve të pasigurtë sa më sipër janë bllokuar dhe do asgjësohen.