Xhafer Osmani u gjet i vdekur në makinën e tij në fshatin Borizanë të Krujës mesditën e së shtunës.
Pas shumë dyshimesh, një rrugë me e qartë për zbardhjen e krimit ka dalë në dritë.
Detaje të reja të cilat janë bërë të ditura nga policia tregojnë se një kuran është gjetur në krah të makinës, i cili ka qenë i pa dëmtuar nga zjarri, çfarë ka bërë që policia të mund të marrë shenjat e gishtave të gjendura mbi të.
Ndërkaq policia ka dyshime se viktima është detyruar të betohet mbi Kuran dhe se ngjarja është një krim pasioni.
Madje hetuesit dyshojnë se konflikti ka nisur që në Kosovë. Për këtë arsye policia ka verifikuar lëvizjet e Xhafer Osmanit. Mësohet se ai ka hyrë dhe në janar në Shqipëri me mjetin e tij.
Në janar shoqërohej dhe me 2 persona te tjerë nga Kosova, ndërsa qëndroi 1 javë në një hotel në Durrës. Edhe me 29 prill u regjistrua në të njëjtin hotel. Policia ka dyshime se familjarët kanë dijeni për konfliktin e Osmanit por se nuk flasin. Familjarët njoftuan policinë 1 ditë para zhdukjes ndonëse ai kishte 4 ditë që ishte larguar nga shtëpia