Skandaloze/ Zonat e rrezikuara nga zjarret vetëm me 5 autobotë

Tuesday, 08 May 2018 14:30

Parku i Llogarasë, Karaburuni dhe Zvërneci janë evidentuar si zona me rrisk të lartë në planin e Shërbimit zjarrëfikës të Vlorës.

Këto zona janë parqe kombëtare dhe janë futur në rrethin për t’i mbrojtur dhe për të ndërhyrë në rast të situatave të zjarreve.

Por qeveria i ka lënë zjarrëfikësit në një situatë të vështirë me mjete shumë të pakta për situatat urgjente. Duke qenë se terrenet në këto zona janë të vështira dhe të largëta nuk mund të arrihen me 5 autobotë që kanë në dispozicion zjarrëfikësit e Vlorës.

Pavarësisht se kjo problematikë është ngritur shpesh herë, qeveria e ka bërë një vesh të shurdhër duke i lënë këto zona në kushte skandaloze.

Modifikuar më Tuesday, 08 May 2018 14:33
Login to post comments