Mësohet se dy infermiere të spitalit të Beratit janë shtruar me urgjencë në pavijonin e infektivit, pasi dyshohet se janë prekur nga fruthi. Mjekja infeksioniste Elena Xhaxho bën të ditur lajmin për mediat. Mjekja konfirmon 7 raste me fruth në spitalin e Beratit, të cilët po marrin trajtim.
Dyshohet se dy infermieret të cilat tashmë janë të izoluara dhe po mbahen nën vëzhgim, i kanë shërbyen një pacienti 24-vjeçar të prekur nga fruthi, duke u infektuar rrjedhimisht dhe vetë.