Sot pasdite (e martë, dt.08) dhe nesër (e mërkurë, dt.09), sipas IGJEUM, priten reshje në të gjithë territorin.
Në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Berat, priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare. Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata.
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 14 / 20 °C;
Në vendet e ulëta: 12 / 21 °C;
Në vendet malore: 10 / 21 °C.
ERA
Sot pasdite (e martë, dt.08) dhe nesër (e mërkurë, dt.09) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.