Ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat, ku një vajzë 24-vjeçare i ka dhënë fund jetës.
Kanë qenë familjarët që kanë gjetur vajzën e tyre të varur në litar, ndërsa policia thotë se të resë nuk i janë gjetur shenja dhunë në trup.
“Më datë 07.05.2018, në fshatin Sadovicë, në banesë, është gjetur e vetëvarur nga familjarët shtetësia L.A vjeç 24. Nga veprimet e kryera, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për këtë ngjarje, policia e Beratit bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. /55News.al/