Një nga tre ilaçet jetikë për diabetikët që hyjnë në Shqipëri përmes Ministrisë së Shëndetësisë, nuk ka barcode.
Ky është një shqetësim më vete për të sëmurët me diabet.
Për këtë problematikë, të cilën nën heshtje e pranojnë edhe stafet mjekësore, institucioni përgjegjës nuk jep asnjë përgjigje.
Ministria e Shëndetësisë nuk i jep përgjigje shqetësimit që Shoqata e Diabetikëve ka ngritur për këtë çështje.
Insulina ka një kosto prej 5200 lekësh në farmaci, por prej vitesh ajo ofrohet me rimbursim nga qeveria.
Në varësi të individit, gjatë një dite mund të përdoret 1 ose 4 pena, aq sa ka brenda një kuti. Siç thonë edhe vetë të sëmurët me diabet, ky është një problem që vazhdon.
Çdo ditë ata tashmë injektojnë insulinën, edhe pse me dyshime.