×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Grabitja e postës sekrete të Prokurorisë së Durrësit, dëshmon korrieri

E mërkurë, 09 May 2018 11:45

Korrieri të cilit një ditë më parë iu grabit çanta brenda së cilës kishte dokumente nga posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit është rrëfyer.

Ai ka deklaruar se:  “Dy djem të rinj, më kapën me forcë dhe me kapele në kokë më rrëmbyen çantën nga krahu”.

Kujtojme se, Partia Demokratike nëpërmjet deputetit të saj Enkelejd Alibeaj, e cilësoi këtë ngjarje si një nga aktet më të rënda të historisë së shtetit shqiptar.

Alibeaj ndër të tjera nënvizoi se dokumentat e grabitur janë të një rëndësie të veçantë pasi kanë lidhje me hetimet për Dakon dhe drogën që është trafikuar nga porti i Durrësit.

Deklarata e plotë:

“Grabitja e postës sekrete në Prokurorinë e Durrësit është Nuk ka ndodhur kurrë më parë, as në momentet më kritike të vendit, që të grabiten dokumenta sekretë as natën dhe as ditën.

Grabitja e materialeve sekrete për Prokurorinë e Durrësit është dështimi më i madh i rënies së shtetit përballë krimit.

Është dëshmia sesi shteti dhe krimi janë një i vetëm!

Bashkëpunimi i shtetit me krimin ka arritur në nivele të tilla, saqë krimi i organizuar di jo vetëm përmbajtjen e dokumentave sekrete, por krimi di vendin dhe orën kur ato do të tërhiqen nga korrieri i posaçëm i postës sekrete.

Partia Demokratike i kërkon Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme dhe Policisë së Shtetit të informojë menjëherë publikun se cfarë përmbante posta sekrete, kush ishte në dijeni të dokumentave dhe cili ishte institucioni marrës dhe dërgues.

A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetime për Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon?

A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetimet për trafikun e drogës nëpërmjet Portit të Durrësit?

Grabitja e postës sekrete për Prokurorinë e Durrësit është një nga shumë provat se marrja e drejtësisë nën kontrollin e Edi Ramës do të thotë se sot drejtësinë e kontrollon krimi i organizuar.

Këtë e provon edhe nxitimi i Prokurorisë së Durrësit për të mohuar rëndësinë e materialeve të grabitura. Deklarat e Prokuroisë është qesharake, sepse grabitësit nuk ja koleksionues të letrave çfarëdo që i shkojnë prokurorisë. Dokumentat e grabitura kanë rëndësi për aktivitetin kriminal të atij që ka urdhëruar grabitjen e tyre.

Çdokush që ka besuar se prokuroria do të performonte ndryshe pas reformës në drejtësi, sot e provoi edhe një herë se gjithçka ishte një iluzion. E vërteta është se pa shkëputjen e lidhjeve të qeverisë nga krimi, situata në vend do të përkeqësohet.”

Nga ana jonë po punohet intensivisht dhe po kryhen të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 11:53
Login to post comments