Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Lushnje ku një adoleshent ka sulmuar me thikë në fytyrë një 31-vjeçare duke i shkaktuar dëmtime. 17-vjeçari është arrestuar nga policia.
Në njoftimin e policisë thuhet se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: -F.Gj, 17 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Fier i Ri, për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasen D.Ç, 31 vjeçe, banuese në fshatin Fier i Ri, Lushnje. Shtetasja D.Ç ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor.